Sport Modric e pranon: Ikja e Messit, humbje e madhe për prestigjin e...

Modric e pranon: Ikja e Messit, humbje e madhe për prestigjin e La Liga-s

Messi, larg nga Barcelona? Dukej e pamundur, por ndoshta do të bëhet realitet. Një lamtumirë që do të ndikojë gjithashtu në imazhin e La Liga-s, siç tha Luka Modric, mesfushori i Realit: “Do të ishte një humbje e madhe, si kur u largua Cristiano Ronaldo (merkaton e verës 2018, drejt Juventusit). Ju nuk mund të mendoni gjithmonë për të kaluarën, ky është futbolli, por nëse do të ndodhte, do të ishte një goditje e madhe për prestigjin e La Liga-s”.

Modric e shikon të ardhmen me optimizëm dhe pak dramë: “Ne duhet të shohim përpara, do të ketë lojtarë të tjerë, që do të bëhen yje. Kur Ronaldo u largua nga Madridi, ndodhi e njëjta gjë. Reali vazhdoi pa të, do të jetë e njëjta në rast lamtumire të Messit, si për Barcelonën, ashtu edhe për kampionatin spanjoll”. Pastaj, një koment për të ardhmen e tij: “Këtë vit fitova La Liga-n time të dytë, dua të fitoj trofe të tjerë. Nuk e di nëse do të blejmë dikë, por edhe nëse qëndrojmë kështu, cilësia nuk na mungon si ekip”.