Sport Modric: Unë si Bale? Jo, jam shumë i vjetër për t’u rikthyer...

Modric: Unë si Bale? Jo, jam shumë i vjetër për t’u rikthyer te Tottenham

Luka Modric përjashton një rikthim te Tottenham Hotspur. Mesfushori kroat ka edhe një vit kontratë me Realin e Madridit dhe në ditët e fundit mediat në Spanjë po flasin për një rikthim të mundshëm të Topit të Artë për të vitin 2018-të te Spurs në fund të këtij sezoni, por vetë lojtari ka mohuar aludimet e mediave.

“Unë si Bale? Nuk besoj, pasi jam shumë i vjetër për t’u rikthyer te Tottenham. Kam edhe një vit kontratë me Realin dhe më pas të shikojmë se çfarë do të ndodhë. Ndihem mirë dhe dua të vazhdoj të luaj futboll edhe për disa vite. Se ku, kjo mbetet për t’u parë, po për momentin, vëmendja ime nuk është tek e ardhmja, por te ky sezon pasi dua të fitoj gjithçka me Realin e Madridit”.

Fjalë këto të Luka Modric që shuajnë ëndrrat e tifozëve të Spurs për të parë sërish kroatin të mbajë veshur fanellën e skuadrës së tyre ashtu siç bëri Gareth Bale. Edhe pse aktualisht është 35-vjeç, Modric vazhdon të jetë protagonist në futbollin e madh, teksa arriti të shënonte një gol edhe në El Clasicon e fundit ndaj Barcelonës.