Kryesore Mogherini: Shpresoj për vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Mogherini: Shpresoj për vendim pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Përmes një postimi në Twitter, shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Federica Mogherini, thotë se shpreson që të merret një vendim pozitiv për vendin tonë në fund të këtij muaji.

Pasi publikoi fotot gjatë takimeve të javës së shkuar me kryeministrin Rama dhe Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, Mogherini thotë se është koha që të dy këto vendetë nisin çeljen e negociatave me BE dhe ne si Komision Europian, i kemi kërkuar qeverive të BE të japin dritën jeshile sa më parë të jetë e mundur.

Ndërkohë, mëngjesin e sotëm, përpara mbledhjes së këshillit të punëve të jashtme, përpara mediave Mogherini përshëndeti përvjetorin e parë të arritjes së një marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit, apo marrëveshjen historike të Prespës. “Ne duhet t’i kujtojmë vetes fuqinë e lidershipit”, u shpreh ajo, ndërsa vlerësoi përsëri hapat që janë marrë në vendet e Ballkanit perëndimor.

Shpresoj që shtetet anëtare do të kujtohen për këto hapa, në veçanti në ditët në vijim kur pritet të merret një vendim i rëndësishëm, për çeljen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresoj dhe besoj se kjo do të ndodhë sa më parë”.