Bota Momenti kur tërmeti goditi Turqinë, banorët largohen të tmerruar

Momenti kur tërmeti goditi Turqinë, banorët largohen të tmerruar

Mediat turke kanë publikuar pamjet kur tërmeti me magnitudë 5.3 goditi vendin mbrëmjen e së mërkurës.

Lëkundjet sizmike ishin me epiqendër në detin Egje në një thellësi 10 kilometra. Tërmeti u ndje edhe në disa ishuj grekë, por veçanërisht në Turqi.

Pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin qytetarët të cilët vrapojnë të tmerruar duke dalë nga ndërtesat.

Pas këtij tërmeti të fortë, u regjistrua një tjetër më i vogël me magnitudë 4.4. Nga lëkundjet sizmike nuk pati persona të lënduar dhe as dëme materiale.