Kulturë Mona Lisa na ndihmon të ruajmë përqëndrimin

Mona Lisa na ndihmon të ruajmë përqëndrimin

Ju ka humbur përqendrimi dhe nuk dini si të ktheni paqen e munguar. Kjo është sëmundja e shekullit sipas psikologëve, pjesa më e madhe e njerëzve vuajnë nga mungesa e përqendrimit. Por nuk është e këshillueshme të vijoni të humbisni përqendrimin. Ju duhet të punoni për ta rikthyer atë.

Ka një mori këshillash për të mbajtur mendjen në formë, por njëra prej tyre është më interesantja. Piktura e njohur e Leonardo Da Vinci-t, Mona Lisa, është kthyer në një test vëmendjeje për të gjithë ata që lexojnë librat me këshilla nga psikologë mbi durimin.

Nëse doni ju mund ta aplikoni këtë test. Hapni një faqe interneti ku ndodhet piktura e njohur e Mona Lisa-s. Në radhë të parë, vështroni pikturën në tërësi. Më pas lëreni veten të ndikoheni nga ato elemente që godasin ose tërheqin vëmendjen tuaj, si për shembull buzëqeshja, vështrimi, vendosja e duarve. Dhe, më në fund, përpiquni të analizoni pikturën në mënyrë sistematike, duke filluar nga subjekti qendror për të kaluar më pas në elementët e radhës kryesore dhe ato të sfondit. Në rastin e Mona Lisa-s mund të shihet që poshtë në të majtë është një vizë e lakuar, ndërsa më lart, pas shpatullave të gruas së pikturuar, ka shenja kodrinash dhe relievi malor.

Një eksplorim i thelluar dhe objektiv i këtij lloji të lejon të kapësh disa pika kyçe të pikturës: mesazhin kryesor që i është besuar subjektit të pikturuar, elementët domethënës që shoqërojnë strukturën e projektimit. Kur arrin këtu, mund të kalosh në një eksplorim subjektiv: për shembull, reflektoni mbi disa shoqërizime që ju vijnë në mendjen tuaj, cilin person ju kujton ky subjekt, ku e keni parë këtë buzëqeshje, përse dhe me cilin ishit në Paris kur e patë për herë të parë këtë pikturë? Si duhet të jetë ndjerë piktori dhe si ndjeheni ju si vëzhgues, çfarë teknike ka përdorur artisti, çfarë ngjyrash, etj. Këto lloj eksplorimesh vizive shërbejnë për të fuqizuar aftësinë e vëmendjes dhe të vëzhgimit që ndihmojnë në përmirësimin e kujtesës. Kështu Mona Lisa mund të jetë një kundrim i mirë për të punuar me durimin dhe ruajtur kujtesën.