Kulturë Mona Lisa rikthehet në shtëpi

Mona Lisa rikthehet në shtëpi

Kryevepra e Leonardo da Vincit, Mona Lisa, është kthyer në vendin e saj të zakonshëm në muzeun e Luvrit në Paris, pas dy muajsh rinovim që ndryshoi edhe ngjyrën e mureve, duke i dhënë atyre një blu të errët ndriçuar me drita që nxjerrin në pah gjallërinë e ngjyrave të veprave të shekullit të gjashtëmbëdhjetë që e rrethojnë atë.

Pas dy muajsh punime rinovimi, piktura e famshme e da Vincit që tërheq me miliona turistë nga e gjithë bota, kthehet edhe një herë përballë pikturës më të madhe në muze, Martesës së Kanës, nga Veroneze.

Piktura e mjeshtrit toskan, u transportua mbrëmjen e të dielës në State Hall, nga galeria Medici, ku ishte ekspozuar përkohësisht për shkak të punimeve të rinovimit. Operacioni u bë në fshehtësi, me masa të mëdha të marra për veprën delikate.

Një blu e thellë me disa variacione të zeze, i tërheq vëmendjen vizitorëve që nga hyrja, në kontrast me të verdhën që mbulonte muret për 15 vitet e shkuara. Projekti i rinovimit ka marrë 10 muaj, në tre për të cilët, ekspozita ka qëndruar e mbyllur plotësisht për publikun.

Salla që mban pikturat e paçmuara, nuk rinovohej prej 15 vitesh, kohë gjatë të cilës ka pritur më shumë se 100 milionë vizitorë në kushte jo gjithnjë të këndshme. Mona Lisa është ikona e muzeut më të madh të botës, ndaj turistë nga vende të largëta shpesh nuk mendojnë ti hedhin një sy kryeveprave të tjera.

Kur ekspozita e madhe e Leonardo da Vincit të hapet në fund të tetorit, Mona Lisa nuk do të zhvendoset por do të mund të shihet në vendin e saj të zakonshëm.