Opinione Monarkitë e Lindjes së Mesme: Si e mbajnë pushtetin familjet mbretërore arabe?

Monarkitë e Lindjes së Mesme: Si e mbajnë pushtetin familjet mbretërore arabe?

Nga David B Roberts, The Conversation

Kur familja mbretërore jordaneze u mblodh më 11 prill për të kremtuar 100-vjetorin e themelimit të mbretërisë, ajo prodhoi një tablo të unitetit të dinastisë. Përkrah Mbretit Abdullah ishte edhe gjysmë-vëllai i tij, ish-Princi i Kurorës Hamzah bin Al-Hussein, që vetëm pak ditë më parë ishte vendosur në arrest shtëpiak, pas asaj që u raportua në shtypin botëror si një “përpjekje për një grusht shteti”.

Mbreti dha disa intervista duke e siguruar botën e jashtme se gjithçka ishte në rregull, dhe se ish-trashëgimtari i fronit jordanez i kishte ofruar besnikërinë e tij. Në asnjë zonë tjetër të botës, familjet mbretërore nuk e dominojnë politikën aq shumë sa në Lindjen e Mesme. Gjashtë nga shtetet në gadishullin Arabik janë monarki, ashtu si Jordania dhe Maroku. Në këto shtete, mbretërit jo vetëm që sundojnë, por në shumicën e rasteve anëtarët e familjes mbretërore dominojnë pozitat me kyçe në qeveri dhe sektorët e biznesit.

Kjo prevalencë e monarkive absolute në Lindjen e Mesme i ka habitur studiuesit për dekada me radhë. Shumë prej tyre menduan me një lloj arrogance se këto mënyra të qeverisjes do të zhdukeshin, teksa këto shtete do të modernizoheshin, dhe “në mënyrë të pashmangshme” do të ndiqnin modelin perëndimor, duke u bërë republika apo duke përqafuar modelin e monarkisë kushtetuese.

E megjithatë monarkitë e këtij rajoni kanë dëshmuar të jenë shumë të qëndrueshme. Gjatë trazirave të mëdha të Pranverës Arabe nga viti 2010 e këtej, një numër republikash u rrëzuan për shkak të revolucionit.

Por ndërsa disa monarki u përballën me protesta serioze, asnjëra prej tyre nuk u shemb, dhe pak prej tyre u dukën vërtet të rrezikuara që të zhdukeshin.

Po si ia dalin të qëndrojnë në krye këto monarki?

Hetimi i rrënjëve të kësaj qëndrueshmërie ka nxitur një debat të madh. Disa studiues kanë argumentuar se monarkitë kanë qenë me një taban të fortë kulturor, ose të bazuar mbi një unitet të fortë lokal, duke iu përshtatur trashëgimisë së përhapur fisnore.

Dinasti: Shtëpia e Saudëve mbretëron që nga Shteti i Parë Saud që u themelua në 1744.

Të tjerë kanë sugjeruar se monarkitë janë më efektive në kontrollimin e opozitës, apo se ato kanë qenë garante të një stabiliteti relativ. Por shpjegime të tilla sfidohen nga historia e rajonit.

Çdo ndjenjë e një preferencë të veçantë në Lindjen e Mesme për monarkinë si sistem qeverisës, është nën ndikimin e realitetit, sipas së cilit shumë monarkitë kanë rënë gjatë shekullit të kaluar apo edhe më tej, si në Egjipt, Tunizi, Irak, Jemenin e Veriut, Arabinë e Jugut, Libi dhe Iran.

Një shpjegim më bindës, ka të ngjarë të fshihet diku tjetër. Monarkitë e Gjirit, e kanë shumë të vështirë të largohen nga ndikimi transformues i niveleve gjigante të burimeve të hidrokarbureve. Vetëm pasuria është larg nga të qenit ilaçi që zgjidh çdo problem.

Për këtë mjafton të pyesni qytetarët në Irak, Iran ose Venezuelë. Por shpërndarja e kujdesshme dhe efektive e pasurisë, ka qenë me siguri një faktor kritik që krijon një lloj stabiliteti në monarki. Jo vetëm kaq, por të gjitha monarkitë kanë pozita të rëndësishme gjeostrategjike.

Si të tilla, nuk ka asnjë dyshim se ato përfitojnë nga mbështetja e shteteve të jashtme me ndikim në ruajtjen e statuskuosë, duke përfshirë SHBA në rastin e monarkive të Gjirit dhe Jordanisë, dhe Francës në rastin e Marokut.

Mbretërit dhe emirët e këtyre shteteve nuk zgjidhen, dhe kritika ndaj tyre është zakonisht një vijë e kuqe që qytetarët nuk e kalojnë. E megjithatë ata nuk janë as despotë, dhe qeverisin me një mbështetje shpesh të habitshme nga një sërë zonash elektorale.

Në fakt, shumica e elitave mbretërore krijuan sisteme për ta vendosur veten në majën e pasurisë ose për të favorizuar skemat e rishpërndarjes. Kjo do të thotë se ata kanë krijuar grupime të forta dhe ndonjëherë të larmishme individësh dhe strukturash në shoqëri, të cilët vazhdojnë të jenë të varur nga statuskuoja nga e cila përfitojnë.

Dhe këto përfitime ndryshojnë nga vendi në vend. Monarkët në Gjirin Persik kanë vënë në zbatim prej kohësh disa prej sistemeve më bujare të shtetit të mirëqenies sociale në botë, duke ruajtur norma të ulëta të taksimit, dhe duke dhënë nganjëherë premtime të qarta për vende pune në sektorin qeveritar dhe shuma të majme subvencionesh.

Në mënyrë të ngjashme, edhe në Jordani është argumentuar prej kohësh se elitat e kanë përdorur patronazhin e qeverisë për të rritur mbështetjen në zonat elektorale kryesore fisnore.

Ruajtja e problemeve

Ky sistem ka funksionuar për dekada, por tani po vihet nën një presion gjithnjë e më të madh.

Në fakt, problemi kryesor me të cilin përballen sot këto monarkitë, edhe pse në shkallë të ndryshme, është se ekonomitë e tyre klasifikohen si “ekonomi të qirave”. Kjo do të thotë se në realitet, një përqindje relativisht e vogël e popullsisë është e përfshirë në krijimin e shumicës së të ardhurave të shtetit, e cila vjen në përgjithësi nga industritë nxjerrëse (nafta, gazi, mineralet) apo mbështetja ndërkombëtare.

Në këtë rast problemi është se këto burime janë të kufizuara, dhe i nënshtrohen kërkesës dhe çmimeve që kanë ndryshuar shumë. Për shembull ndikimi i hidrokarbureve në ekonomitë lokale është aq i përhapur, sa që priret që të pengojë shfaqjen e një ekonomie autonome dhe funksionale.

Në përgjithësi, kjo do të thotë që PBB-ja e shtetit fshihet sipas faktorëve që janë përtej kontrollit të tij. Dhe ky element ka kohë që u ka shkaktuar jo pak dëme qeverive që përpiqen të kenë një buxhet të qëndrueshëm, të qartë dhe afatgjatë për vendin e tyre.

Diversifikimi i këtyre ekonomive është larg nga mbështetja në këto lloj burimesh themelore të të ardhurave, dhe ka qenë një synim prej disa brezash. Por rezultatet tregojnë se shtetet nuk po arrijnë që të diversifikohen në mënyrë domethënëse nëse nuk detyrohen ta bëjnë këtë gjë.

Madje, edhe kur puset e naftës thahen ato mbështeten nga monarkitë e tjera, siç është rasti i Bahreinit. Përplasja e fundit në mesin e elitës drejtuese dhe mini-kriza qeveritare në Jordani, e ka padyshim burimin tek këto lloj shqetësimesh ekonomike. Por, nëse zgjedhim t’i besojmë raporteve të fundit, sherri në familjen mbretërore është mbyllur, rendi është rivendosur, dhe të paktën për momentin duket se ka mbijetuar statuskuoja.