Extra Monika flet nga karantina: Ka plasur dashuria e madhe me Ilirin, nuk...

Monika flet nga karantina: Ka plasur dashuria e madhe me Ilirin, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në emisionin Ftesë në Pesë me Bieta Sulon.

Ajo ka folur për karantinën dhe se si po e kalon atë, teksa është shprehur se ka plasur dashuria midis saj dhe Metës.

“Për hir të vërtetës ka plasur dashuria e madhe me Ilir, nuk kemi mundësi për fëmijë të katërt. Mbas operacionit vitin e kaluar nuk kam mundësi për fëmijë të tjerë dhe i gëzohem 3 fëmijëve që kam dhe i lutem zotit të kenë jetë dhe të bëhen të pavarur,“- tha ajo, teksa tregoi më tej se si e kalojnë ditën.

Ajo është shprehur se i pëlqen që të konsumojë ndonjë teke raki pasdite.

“Pimë nga një teke raki me hudhra të njoma dhe pak ullinj mbasdite, përdorim pak djathë kaçkavall. Para se ta përdorim djathin e fus në ujë të nxehtë. Deri tani kam kuptuar që jeta jonë në shtëpi ka qenë hotel. Mendoj që ka një ndikim pozitiv edhe tek fëmijët sepse nuk janë të vegjël por të rritur dhe për shkak të jetës së tyre të kufizuar kanë mungesë informacioni por ndihen edhe të tërhequr dhe kjo ka qenë e nevojshme. Me Borën flasim shumë edhe për shkak të profesioneve,”-  u shpreh Kryemadhi.

Kryemadhi pranoi se është duke e shfrytëzuar këtë kohë për të qëndruar me familjen, madje e ka marrë më seriozisht se kurrë rolin e amvisës.

Pavarësisht vakteve të bollshme dhe ushqimeve të shëndetshme që tregoi se gatuan, ajo pranoi se këto ditë ka rënë në peshë.

“Çuditërisht jam dobësuar. Edhe telefoni nuk ma njeh më fytyrën, për shkak se ka ndryshuar fizionomia. Ndoshta edhe për shkak të flokëve se s’ka as parukier”, tha duke qeshur ajo.