Extra Monika Kryemadhi “arratiset” në Los Anxhelos, takohet me Bebe Rexhën

Monika Kryemadhi “arratiset” në Los Anxhelos, takohet me Bebe Rexhën

Pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet e 25 prillit, kryetarja e partisë opozitare Lëvizja Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, është “arratisur” drejt Amerikës.

Kryemadhi ka shkuar në Los Anxhelos, ku dhe është takuar me këngëtaren shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

Kjo e fundit ka publikuar një “InstaStory” teksa konsumonte mëngjesin së bashku me Monikën, të cilën e cilëson si kushërirën e saj të bukur.

“Jam në Los Anxhelos me kushërirën time të bukur. Po hamë mëngjes”, shprehet Bebe teksa filmon veten dhe Kryemadhin.