Politika Monika Kryemadhi gjobitet dhe i hiqet patenta

Monika Kryemadhi gjobitet dhe i hiqet patenta

Pas Lulzim Bashës, edhe drejtuesja e LSI, Monika Kryemadhi gjobitet nga policia e shtetit për thyerje të rregullave te aktit normative.

Kryemadhi së bashku me një grup qytetarësh janë grumbulluar pranë Teatrit Kombëtar rreth orës 20:00 – 24:00, fashë orare ku nuk lejohet lëvizja pa autorizim dhe grumbullimet në një zonë të kuqe si Tirana. Në total janë 47 qytetarë që janë ndëshkuar nga policia.

Kryetares së LSI-së i është hequr leja e drejtimit dhe është gjobitur, masa të cilat i kishte pësuar edhe Lulzim Basha, madje në dy raste për grumbullime në Durrës dhe Tiranë në kundërshtim me aktin normative që është në fuqi si pasojë e Covid-19.