Politika Monika Kryemadhi merr mandatin e Fierit, “djeg” Kejdi Mehmetajn për Petrit Vasilin

Monika Kryemadhi merr mandatin e Fierit, “djeg” Kejdi Mehmetajn për Petrit Vasilin

Monika Kryemadhi ka pranuar mandatin e Fierit duke djegur kështu Kejdi Mehmetaj e cila ishte e dyta në listën e Fierit, ku LSI mori vetëm një mandat.

Ajo i ka dërguar një letër Komisionerit Shtetëror, Ilirjan Celibashi, ku njofton për marrjen e këtij vendimi.

Kësisoj, Kryemadhi i ka dhënë mundësinë të futet në Kuvend nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i cili ishte në listën e Tiranës.

Kryemadhi garoi në tre qarqe, Tiranë, Fier, dhe Elbasan, ku rezultoi fituese në dy të parët.

Katër deputetët e rinj të LSI-së do të jenë, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho, Petrit Vasili dhe Agron Çela.