Politika Monika Kryemadhi tregon çfarë do bëjë tani dhe pengun e vetëm në...

Monika Kryemadhi tregon çfarë do bëjë tani dhe pengun e vetëm në LSI

Monika Kryemadhi ka treguar hapin e radhës pas largimit nga drejtimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për t’u angazhuar me të rinjtë. Ajo u shpreh në përfundim të konventës se rikthimi i Ilir Metës është shpresë për opozitarizmin në Shqipëri.

“Përveçse është një ndër shtetarët mund të them që është një ndër politikanët, di të them që është politikani më i përgjegjshëm që asnjëherë nuk bën lëvizje të gabuar.

Nuk do t’a mendoja bashkëshorti i Monikës, por themeluesi i partisë. Rikthimi i tij është shpresë për opozitarizmin. Për të krijuar një hapësirë lirie të menduarit dhe të votuarit. Njerëzit nuk ndjejnë liri.

Unë si Monikë ndihem shumë mirë për të punuar me të rinjtë, që më rinon edhe më shumë sepse Monika dikur ishte në një kafaz që mund të ishte i bukur, por shumë i vështirë.

Rikthimi i Monikës do ta kthejë atë në të lirë. Pengu i vetëm i imi ishte se nuk dëgjova Metën për mandatet”, tha Kryemadhi