Sport Morata drejt largimit, Chelsea i “piketon” Benzemanë

Morata drejt largimit, Chelsea i “piketon” Benzemanë

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema është “piketuar” nga Chelsea. Sipas shtypit britanik, marrëveshja pritet të arrihet këtë muaj, duke pasur parasysh kërkesat e teknikut të bluve Maurizio Sarri për të fuqizuar ekipin në merkaton e janarit pas dështimit të Alvaro Moratas dhe Giroud për të qenë titullar të padiskutueshëm.

31-vjeçari francez ka shkuar te Real Madridi në vitin 2009 pas një marrëveshje të mirë ekonomike të kryer me Lionin.

Ai ka shënuar shtatë gola në 18 ndeshje në La Liga këtë sezon dhe mendohet se aventura e tij në “Bernabeu” ka ardhur në fund.

Nuk dihet ende oferta financiare, por blutë kërkojnë me domosdoshmëri të zëvendësojnë Moratan që ka ende probleme me vetëbesimin, i cili këtë merkato mund të kthehet në Spanjë te Sevilla.