Sport Morata është thesari i Contes. Mourinho mundet sërish në Stamford Bridge

Morata është thesari i Contes. Mourinho mundet sërish në Stamford Bridge

Stamford Bridge është sërish fatal për José Mourinho, i mundur sërisj nga Conte ashtu si sezonin e kaluar.

Goli i Moratës mjaftonte për t’i dhënë tre pikë djemve të Antonio Contes që tani është ngjitur në vend të katërt të renditjes.

Chelsea e nisi mirë ndeshjen me United që qëndron mbrapa në kërkim të kundërsulmit dhe Rashford shpërdoron një mundësi të mirë në minutat e para. Por Chelsea diktoi ritmin e ndeshjes, me një Bakayoko që vrapon përpara çdo aksion duke ndihmuar sulmin dhe humbet një rast të mirë pak minuta pas atij të Rashford.

Edhe pas pushimit situata nuk ndryshoi.

Chelsea kontrollon ndeshjen dhe krijon mundësi ndërsa United sa vjen edhe zbret më poshtë në mbrojtje dhe në minutën e 55’ të besuarit e Mourinhos ndëshkohen nga Morata.

Pas një krosi të Azpilicuetas, sulmuesi spanjoll futet mirë në zonë dhe godet fort me kokë duke kaluar në avantazh të tijtë.

Mourinho fut në fushë Fellaini dhe Martial por gjendja nuk ndryshon.