Sport Moratti analizon Interin: Çfarë fryme po fut Conte! Sensi më kujton Sneijder

Moratti analizon Interin: Çfarë fryme po fut Conte! Sensi më kujton Sneijder

Ish-presidenti zikaltër, Massimo Moratti, ka folur pas darkës me Zhang, bosin aktual të zikaltërve: “Trajneri është i mirë, duket në deklaratat që bën dhe frymën që po fut në skuadër. Dhe nuk flasim për derbin këtu…” Moratti i dha shumë tituj sportivë Interit, ndërkohë që nuk i ndahet zemra prej tij, pavarësisht se e ka lëshuar “fronin”. Interesant është krahasimi që i bën blerjes së kësaj vere (Sensi) me holandezin Sneijder, i cili ishte një nga simbolet e “tripletës” së vitit 2010: “Familja Zhang është shumë e mirë, si Steven dhe babai i tij. Ata janë shumë të prirur të bëjnë mirë tek Interi, duken të kënaqur me situatën aktuale. Jam shumë i impresionuar nga Sensi dhe trajneri. Kjo skuadër i ka bazat për të bërë mirë. Conte spikat në frymën që i ka dhënë skuadrës. Nuk e prisja një Sensi të ishte kaq i fortë. Ai është inteligjent dhe i shpejtë, ngjason me Sneijder. Titulli nuk përmendet, por ekzistojnë bazat për ta synuar duke luftuar”. Në fund, Moratti i “driblon” pyetjet për sfidën e afërt me Milanin: “Asgjë nuk thuhet për derbin para kohe…”