Sport Moratti: Interi për titullin, Ibrahimoviç? Po të isha ende mund të bëja...

Moratti: Interi për titullin, Ibrahimoviç? Po të isha ende mund të bëja ndonjë çmenduri

Zlatan Ibrahimovic, është në vitin e fundit të kontratës e cila i përfundon më 31 dhjetor me La Galaxy. Edhe pse 38-vjeç, sulmuesi kërkohet nga shumë ekipe evropiane midis tyre edhe nga Inter. Lidhur me këto zëra ka folur edhe ish-presidenti i ekipit zikaltër Massimo Moratti.

“Po të isha unë president, ndonjë çmenduri mund ta kisha bërë. Megjithatë duhen ruajtur ekuilibrat dhe respektuar futbollistët që janë aktualisht. Janë shumë situata që duhen marrë në konsideratë, para se të ndodhë diçka”, deklaroi Moratti.

Më pas Massimo foli edhe për trajnerin aktual të klubit Antonio Conte Ku nuk i kurseu superlativat për të.

“Conte dihej që ishte një trajner shumë i zoti dhe po punon mjaft mirë me Interin. Juventusi ka shumë cilësi, por zikaltërit po tregojnë nga java në javë, se janë në gjendje që të luftojnë për titullin kampion”, u shpreh ish presidenti.