Sport Moratti: Me Conten, Interi mund të hapë një cikël, Juvja spektakolare

Moratti: Me Conten, Interi mund të hapë një cikël, Juvja spektakolare

Ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, ka folur për Radio Anch’io Lo Sport në lidhje me ndeshjen e fituar nga Juventusi kundër Interit me rezultatin 2-1. Mes tyre, beteja për titullin e vitit 2006 është ende e hapur. Klubi torinez ka bërë një apel tjetër në gjykatat përkatëse, kundër dhënies së atij titulli për zikaltrit, por ish-presidenti i Interit, Massimo Moratti, është kategorik për këtë:

“Pas kaq vitesh shoh që ata po insistojnë… Kjo është një histori pa fund, – tha Moratti për “Radio Anch’Io Sport”. – Bardhezinjtë duhet të gjejnë dikë, që mund t’iu japë arsye, përndryshe është e pamundur”.

Pastaj, biseda u zhvendos në fushë: “Ishte një pjesë e parë e bukur, emocionuese, kur Interi luajti shumë mirë. Pjesa e dytë ishte pak më e mërzitshme dhe Interi ra pak. Unë e llogaris Interin kandidat për titullin. Ekipi duhet të ketë vazhdimësi, pastaj shpresojmë që Juve të përqendrohet më shumë te Championsi. Interi mund ta aspirojë titullin, por kundërshtari më duket jashtëzakonisht i fortë. Trajneri është shumë i rëndësishëm dhe më duket se lojtarët e ndjekin atë. Conte është një goditje e mirë”.

Sipas ish-presidentit zikaltër, falë Contes Interi mund të fillojë një cikël fitoresh të ngjashme me ato nën drejtimin e tij: “Me Conten, Interi ka filluar të rindërtohet. Unë mendoj se me disa blerje të tjera të goditura, ekipi mund të bëhet mjaft i fortë, gati për një cikël shumë të suksesshëm”.

LUKAKU – “Pjesa e parë ishte shumë e mirë për Interin, në pjesën e dytë Interi ra. Lukaku ka ende nevojë për kohë që të përshtatet me futbollin italian, nuk mund ta krahasoj me Higuainin. Ai ka nevojë për kohë, ishte më shumë agresiv në Angli”.

ICARDI – “Do të veproja ndryshe, por nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe nuk mund të gjykoj. Icardi do te ishte i rëndësishëm nëse flasim për futboll, por kishte përplasje mes klubit dhe lojtarit”.

Pas triumfit në derbin e mbrëmshëm, Moratti njohu edhe meritat e Juventusit:Herë pas here, skuadra bardhezi dha shfaqje spektakolare mbrëmë, po fillon nga një bazë shumë e forte, falë punës së Allegrit. Goli i dytë ishte një veprim i mrekullueshëm, Sarri e do futbollin e bukur dhe sigurisht po sjell diçka të re”.