Politika Mos hapja e negociatave, Daniel Serwer: Francës dhe Bashkimit Europian t’i vijë...

Mos hapja e negociatave, Daniel Serwer: Francës dhe Bashkimit Europian t’i vijë turp

Profesori amerikan Daniel Serwer, njohës shumë i mirë i politikës në Ballkan, nuk përdori gjuhe diplomatike kur foli për vendet skeptike ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për negociatat.

I pranishëm në konferencën mbi Politikën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor, Server tha: “Kur erdha këtu 22 vite më parë vendi ishte në kaos total, tani vendi ka lulëzuar, tani ju keni përmbushur kriteret për të futur në Bashkimit Europian. Francës dhe Bashkimit Europian t’i vijë turp se si vepruan me ju. Tani angazhohuni ndaj kërkesave, ju mund të përparoni ende edhe pa negociatat. Vonesa nuk duhet të ndikojë në gjëra të tjera”.

Daniel P. Serwer është profesor në Shkollën e Studimeve të Përparuara Ndërkombëtare, pjesë e Universitetit “John Hopkins”, me seli qendrore në Uashington dhe kampuse në Bolonja dhe Nanjing, Kinë. Ajo konsiderohet si një prej shkollave të larta më të mira në botë në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare.