Opinione Mos heshtni! Çamëria do të mbetet pjesë e shqiptarisë

Mos heshtni! Çamëria do të mbetet pjesë e shqiptarisë

Nga Kim Mehmeti

Unë nuk jam i foltoreve, por i fjalës dhe së pari herë që kam emocione dhe e kam të vështirë ta them atë që dua të them, jo sepse flas nga foltorja e këtij kuvendi, por që flas përpara jush. Unë në këtë ditë përkujtimore e shoh përtej Çamërisë dhe çamëve.

Unë shpesh herë jam ndjerë keq kur kam parë që kur kjo foltore shpërndan më shumë grindje dhe përçarje se bashkim dhe kur shqiptari i ka thënë shqiptarit tjetër janë më të rënda, që nuk i kanë thënë as armiqtë.

Kur nuk shpërndahet urtësia shqiptare, por marrëzia politike dhe nuk e kam kuptuar kurrë pse. Si mundet që njerëzit të cilëve u drejtohet një i huaj kur u drejtohet një i huaj dhe shqiptarët të jenë më të kujdesshëm se kur u drejtohet një shqiptar nga Kosova dhe të mos e bashkojnë Shqipërinë projektet e Beogradit, por të shqiptarisë.

Ne mund të diskutojmë, por nuk mund të vendosim në diskutim tragjeditë që na kanë ndodhur vetëm nga ndroja e fqinjëve tanë. Ta heshtësh gjenocidin çam, të Kosovës, por edhe në Sreberenicë, nuk tregon vetëm çfarë shqiptari je, por çfarë njeriu je.

Këtë nuk duhet ta lejojmë. Duhet të numërojmë deri në fund varret e shqiptarëve, se të tjerët vijnë dhe i mbledhin eshtrat e ushtarëve të tyre, por ata i fshehin, fqinjët. Serbia bën tregti me viktimat shqiptare.

Andej them është e turpshme të jesh burrështetas shqiptar dhe të mos guxosh që grekut t’i thuash, pa e çuar më tej çështjen çame nuk mund të ecim më tej dhe Presidentit serb t’i thuash deri kur të kërkosh falje nuk ka asnjë projekt.

Ne jemi të vetëdijshëm në çfarë kohe jetojmë. Ne jemi paqësorë por nuk duhet t’ua dështojmë 20 herë të tjerëve dhe ata të armatosen. Ne kemi një oborr të përbashkët që duhet të kujdesemi dhe ajo është shqiptaria.

Për këtë kopsht të përbashkët mban përgjegjësi ky tempull. Nëse nuk e mban duhet të ndërrojë emrin.

Nuk mund të pajtohemi që shqiptari çam të mos mund të kthehet në vendlindje dhe Çamëri dhe t’i takojë ajo që i takon atij dhe ne të dëshmojmë që Çamëria është dhe do të mbetet pjesë e shqiptarisë.