Extra “Mos humbisni kohë me mua, jam 90 vjeç”. Por mjekët nuk dorëzohen...

“Mos humbisni kohë me mua, jam 90 vjeç”. Por mjekët nuk dorëzohen dhe ai mund Covid

“Doktor, kam bërë gjithçka që kam dashur në jetën time, jam 90 vjeç dhe më lër të vdes”, i deklaroi një i moshuar mjekut në spitalin ”Val d’Intelvi”, në kufi me Zvicrën, ndërsa shtrëngonte duart me mjekun Giuseppe Vallo, kreu i repartit të rehabilitimit të frymëmarrjes.

Ai nuk dëshironte që koha dhe energjia e mjekëve të harxhohej për të. Ai pa shumë pacientë më të rinj në shtretërit e tjerë. Por, mjeku e inkurajon atë me një buzëqeshje dhe vazhdoi me trajtimin. Dhe i moshuari shërohet.

91-vjeçari (i mbush për pak ditë) ia doli, është më mirë dhe dje la spitalin. Në faqen e tij në Facebook mjeku shkroi një postim në formën e një letre drejtuar të moshuarve që të kenë sa më shumë kujdes në këtë valë të dytë.

“Kur lexova datën tuaj të lindjes menjëherë vura re se ju jeni vetëm 8 ditë më i vjetër se babai im, kështu që së shpejti do të bëheni 91 vjeç”, shkruajti Vallo duke iu drejtuar ish-pacientit të tij.

”Ti më shtrëngove dorën dhe më the: doktor, bëra gjithçka që doja në jetën time, jam 90 vjeç më lejo të iki. Buzëqeshja dhe dinjiteti yt e kapën zemrën time aq fort saqë më dukej sikur isha unë që mungonte oksigjeni”, iu drejtua mjeku gjithë emocion pacientit.

”Kjo është puna dhe ky është misioni ynë”, përfundoi mjeku. Historia e kësaj ngjarje emocionuese është bërë tashmë e famshme.