Kryesore “Mos kalo në propagandë”, Dritan Hila sherr me ish-deputetin e LSI-së

“Mos kalo në propagandë”, Dritan Hila sherr me ish-deputetin e LSI-së

Drejtuesi i “Arena” në Ora News Dritan Hila u përfshi mbrëmë në debate të forta me ish-deputetin e LSI-së, Endri Braimllari.

Pjesë nga debati:

Klosi: Të paktën zyrtarisht, populli nuk është me ju.

Braimllari: Me krimin e organizuar?

Klosi: Të lutem tani mos e hap temën nga fillimi.

Hila: Mos kalo në propagandë o Endri. Ku e ke krimin e organizuar? Kë ke futur në burg? Ke qenë 8 vjet në pushtet. Endri ke pasur 8 vjet Llallën aty dhe ka bërë një vrimë në ujë. Përveç 2016-s që ke rritje të shitjes së drogës, në 20 vite të tjera i ke barabartë. E lëmë krimin e organizuar.

Braimllari: Nëse ju na ftoni në studio dhe na thoni mos flisni për krimin për çfarë do flasim ne?