Aktualitet “Mos luani me taksat se ju gjen belaja!”

“Mos luani me taksat se ju gjen belaja!”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të enjte pas arrestimit të të paktën 13 personave dhe shpalljes në kërkim të 12 të tjerëve nën akuzën e evazionit fiskal.

Kreu i qeverisë tha se mesazhi është i qartë për të gjithë: “Mos luani me taksat se ju gjen belaja!”

Ulja e taksave e lehtësimi tërësor i biznesit,synojnë dhe uljen e informalitetit dhe evazionit fiskal!

Arrestimi i një duzine shkelësish dhe shpallja në kërkim e një tufe tjetër nga biznesi i madh, për mashtrim me taksat, është mesazh i qartë: Mos luani me taksat se ju gjen belaja”, shkroi Rama në Twitter.