Aktualitet “Mos më çoni në Greqi!”, zbulon tre kushtet e vetëdorëzimit të Klement...

“Mos më çoni në Greqi!”, zbulon tre kushtet e vetëdorëzimit të Klement Balilit

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka dhënë detaje rreth vetëdorëzimit të Klement Balilit, i cili ishte në kërkim prej më shumë se dy vitesh nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës.

Veliu ka zbuluar edhe dy kushtet që Balili i kishte vendosur autoriteteve.

Sipas Veliut, si kusht i parë i Balilit ishte që mos të keqtrajtohej nga punonjësit e policisë si dhe fakti që të deklarohej vetëdorëzimi.

Mes të tjerash Veliu tha se pas kontakteve me familjarët e Balilit, kjo gjë u arrit vetëm pas 3 muajsh negociata.

“Balili kishte dy kushte për vetëdorëzimin. Së pari që mos të keqtrajtohej dhe që të deklarohej vetëdorëzimi. Jam kontaktuar nga familjarët pas 3 muajsh negociata. Shkova personalisht me një makinë shoqëruese”, tha Veliu.