Aktualitet “Mos na rrënoni të ardhmen!” Mijëra studentët vijojnë protestën para ministrisë

“Mos na rrënoni të ardhmen!” Mijëra studentët vijojnë protestën para ministrisë

Shpërndaje

Me thirrjet “E duam Shqipërinë si gjithë Europa” një numër i madh studentësh po protestojnë prej orës 10:00 para ministrisë së Arsimit.

Ata kërkojnë përmirësimin e kushteve të arsimimit në Universitete dhe lehtësira të tarifave.

Studentët mbajnë në duar pankarta ku shkruajnë: ‘Mos na rrëno të ardhmen tonë!’ ‘Boll i zhvatët studentët’.

Studentët thonë se nuk do të ndalen derisa të anulohet pikën 4 të VKM 288 sipas së cilës  duhet paguar tarifa 6700 lekë për çdo kredit të mbartur.

Aktualisht para ministrisë ndodhen studentë të Fakultetit të Drejtësisë, Mjekësisë, Shkencave Sociale, Histori Filologjisë, Gjuhët e Huaja dhe Shkencat e Natyrës dhe Universitetit Bujqësor.

Kishte momente kur studentët kanë hedhur vezë dhe letra higjienike drejt godinës.

Ata nuk pranojnë të negociojnë, por kërkojnë anulimin e vendimit

Protesta ka dhe në Universitetin e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit.

Ultimatumi

Studentët i kanë vendosur një ultimatum qeverisë që të japë një përgjigje deri sot në orën 16:00, në të kundër protestat do të përshkallëzohen në demonstrata.

Mësohet se forca të shumta policore janë vendosur jashtë rrethimit të Ministrisë së Arsimit.