Kryesore “Mos ndalni hetimet për Tahirin”, detajet e takimit mes Lu dhe Markut

“Mos ndalni hetimet për Tahirin”, detajet e takimit mes Lu dhe Markut

Detaje të rëndësishme kanë dalë nga takimi që pati sot ambasadori amerikan Donald Lu me kryeprokuroren Artan Marku.

Mësohet se ambasadori i SHBA-së në Tiranë i ka kërkuar kryeprokurores Marku që të luftojë krimin dhe të shënjestrojë korrupsionin në nivelet e larta të qeverisjes.

“Nxisni prokurorët të shënjestrojnë korrupsionin.

Prokurorët të hetojnë korrupsionin në nivel të lartë. Hetime intensive për kriminelët e lidhur me politikën.

Të mos ndalen hetimet edhe për Saimir Tahirin, mësohet t’i ketë thënë Donald Lu kryeprokurores së re.

Gjatë takimit, Lu i ka theksuar Markut mbështetjen amerikane në përmbushjen e detyrës kushtetuese dhe i ka kërkuar që të qëndrojë  larg ndikimeve politike.

Ky takim mes dy zyrtarëve erdhi vetëm një ditë pasi Donald Lu takoi kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Krerët e opozitës zhvilluan një protestë të dhunshme ditën e hënë, kundër zgjedhjes së kryeprokurores së re.