Bota “Mos ndërhyni në zgjedhje tona, ju lutem”, Trump, batuta me Putinin

“Mos ndërhyni në zgjedhje tona, ju lutem”, Trump, batuta me Putinin

Presidenti amerikan, Donald Trump demonstroi sot një marrëdhënie shumë miqësore me Vladimir Putin në kuadër të G20-ës, duke shkuar deri në hedhjen e batutave, duke u përgjigjur me shaka për një përpjekje të mundshme të ndërhyrjes ruse në presidencialet e 2020 në SHBA.

“Jo ndërhyrje në zgjedhje zoti President, ju lutem”, tha ai me ironi duke u kthyer drejt Putin.

Donald Trump i ktheu në këtë mënyrë përgjigje një pyetjeje të drejtpërdrejtë të një gazetari për një tentativë të mundshme të ndikimit rus në zgjedhjet e 2020.

Që nga zgjedhjet e fundit në SHBA po vijojnë hetimet parlamentare, për lidhje mes fushatës së republikanit për presidencialet e 2016 dhe Rusisë.

Presidenti amerikan vlerësoi gjithashtu marrëdhënien shumë të mirë me homologun rus, Vladimir Putin, në nisje të diskutimeve dypalëshe të shumëpritura, në kuadër të samitit të  G20-ës në Osaka në Japoni.