Shëndet Mos punoni natën dhe në fundjavë: Plakeni më shpejt, qelizat e trurit...

Mos punoni natën dhe në fundjavë: Plakeni më shpejt, qelizat e trurit humbin funksionimin normal

Të punosh natën dhe në fundjavë përshpejton plakjen. Pra ndërrimi i ritmeve sipas të cilave jemi programuar, ndikon drejtpërdrejt mbi kapacitetet e trurit dhe të kujtesës.

Konfirmimi kësaj here mbërrin nga një kërkim i mirëfilltë shkencor, i kryer nga universitetet britanike dhe ato franceze. Studimi ka analizuar gjendjen shëndetësore psikofizike të mbi 3 mijë punëtorëve francezë. Ata, që zakonisht bënin turnet e natës, shfaqnin një plakje të trurit me 6 vjet diferencë në krahasim me ata kolegë që punonin gjatë ditës.

Por fatmirësisht nuk është një proces i pakthyeshëm, pasi mjaftojnë 5 vjet të tjera me ritme normale gjatë orëve të ditës që truri të ketë funksionim normal. Gjithashtu ritmet e çrregullta ndikojnë edhe mbi hormone dhe rrjedhimisht modifikojnë edhe gjendjen e humorit dhe të gjumit.