Kuriozitete Mosbindja për të veshur maskë: Videoja e shikuar nga 15 milion njerëz

Mosbindja për të veshur maskë: Videoja e shikuar nga 15 milion njerëz

Gjithnjë e më shumë, dyqane në SHBA po kërkojnë nga klientët e tyre të veshin maska, por disa me këmbëngulje refuzojnë ta bëjnë këtë, dhe një video e një gruaje të tillë nga një supermarket Dallas është bërë virale në mediat sociale.

Pasi shitësit i kërkuan asaj të vishte një maskë, ajo filloi të hidhte gjëra nga karroca, duke e shoqëruar rebelimin e saj me të bëritura.

Videoja u shikua nga më shumë se 15 milion njerëz në Twitter vetëm në dy ditë, dhe shumë mbetën të tmerruar nga sjellja e gruas së re.