Kryesore Mosregjistrimi në zgjedhje, Koli Bele caktohet relator i kërkesës ankimore të PD

Mosregjistrimi në zgjedhje, Koli Bele caktohet relator i kërkesës ankimore të PD

Koli Bele është caktuar relatori i kërkesës ankimore të bërë nga Partia Demokratike në KAS për mosregjistrimin në zgjedhje nga kreu i KQZ Ilirjan Celibashi.

Bele u zgjodh me short, sipas procedurës së përcaktuar dhe do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike.

Pasditen e së hënës, në mbledhjen e radhës, KQZ nuk e regjistroi PD-në në zgjedhjet e 14 Majit. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi nuk e ka cilësuar si të vlefshëm ligjërisht autorizimin që Lulzim Basha i lëshoi pas dorëheqjes Enkelejd Alibeajt, për të drejtuar partinë.

Celibashi argumenton se nuk ka asnjë hapësirë ligjore për të interpretuar Kodin Zgjedhor ku përcaktohet qartë se për regjistrimin e një force politike në zgjedhje kërkohet domosdoshmërisht firma e kryetarit të subjektit zgjedhor për deklaratën solemne.