Aktualitet Moti i keq/ Në zonat malore nis dëbora, në Shkodër rrëshqitja e...

Moti i keq/ Në zonat malore nis dëbora, në Shkodër rrëshqitja e dherave bllokon akset

Moti i keq ka përfshirë vendin prej dy ditësh duke sjellë edhe ulje të temperaturave. Kjo ka bërë që pas ditëve të ngrohta që u karakterizua muaji dhjetor, në ditët e para të janarit të nisin reshjet e borës në zonat malore.

Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit në zonat malore kanë filluar reshjet e dëborës në Dardhë, Lezhë-Vaudejes, Bogë-Theth, Hani i Hotit-Vermosh, pa sjellë probleme për qarkullimin. Edhe në Dibër e Bulqizë kanë nisur reshjet e dëborës.

Kontraktorët po punojnë për pastrimin e akseve dhe kriposjen për të mbajtur qarkullimin në normalitet.

Moti i keq ka përfshirë edhe Shkodrën ku ka pasur rrëshqitje dherash në Postribë dhe për pasojë është bllokuar aksi Mes-Ura e Shtrenjtë.

Firma kontraktore ka nisur punën për pastrimin e rrugës që të hapet sa më shpejtë për qarkullimin e mjeteve.