Aktualitet Moti këtë pranverë: Si do të jetë koha gjatë prillit dhe majit

Moti këtë pranverë: Si do të jetë koha gjatë prillit dhe majit

Nëse keni bërë plane që të shijoni plazhin në pranverë, atëherë koha do të jetë në favorin tuaj.

Java e parë e prillit do të nisë me rritje të temperaturave dhe ditët do të bëhen më të nxehta.

Por pas 5 ditëve të para të muajit të ri, do të ketë ulje të temperaturave dhe moti do të jetë i lëkundur në 15 ditët e para të prillit.

Meteorologia Tanja Porja e ftuar në emisionin “Rudina” tregoi sot se, vazhdimi i prillit do të ketë temperatura të larta.

Ajo shtoi se një anomali do të shënohet me Juglindjen e vendit, pasi do të ketë mot më të nxehtë në këtë zonë sesa në pjesën tjetër e vendit, duke iu referuar qarqeve: Elbasan, Berat, Korçë dhe Pogradec.

Ndërsa muaji maj do të jetë më i freskët dhe më i thatë se vitet e tjera.