Aktualitet Moti na surprizon sërish: Ja si do të jenë temperaturat këtë javë

Moti na surprizon sërish: Ja si do të jenë temperaturat këtë javë

Kjo javë vjen me reshje dhe ulje të ndjeshme temperaturash.

Sipas parashikimit të Meteoalb, sot priten reshje shiu deri në mbrëmje, ndërsa e marta do sjellë ulje të temperaturave dhe reshje bore në Lindje dhe Juglindje.

E mërkura sjell mot të kthjellët, por shumë të ftohtë dhe temperaturat gjatë natës do arrijnë në -10°C.

Moti gjatë javës sipas Meteoalb: E hëna mbetet me temperatura të larta, por me reshje shiu deri në mbrëmje kur dëbora shfaqet në pjesën më të madhe të zonave malore. E marta sjell rënie të ndjeshme të temperaturave dhe vijojnë reshjet e dëborës në Lindje – Juglindje. E mërkura dhe deri në fundjavë, sjellin mot të kthjellët, por shumë të ftohtë; temperaturat e natës dhe mëngjesit ulen deri 10°C nën ZERO ndërsa gjatë mesditës maksimumi do të ngjitet deri 12°C”.