Aktualitet Moti/ Pak ditë me reshje, pastaj nëntor i ngrohtë

Moti/ Pak ditë me reshje, pastaj nëntor i ngrohtë

Ditët me diell që kanë shoqëruar pothuajse gjithë muajin tetor do të ndërpriten në fillim të kësaj jave. Sinoptikanët thonë se vendi do të përfshihet përkohësisht nga reshje shiu dhe ulje e temperaturave.

Por shirat do të zgjasin pak ditë për t’i lënë sërish vendin motit të ngrohte përgjatë gjithë muajit nëntor.

Kjo situatë e pazakontë e motit, ku temperaturat janë thuajse 4 gradë mbi mesataren shumëvjeçare të stinës së vjeshtës, shoqërohet edhe me probleme shëndetësore tek të vegjlit, të cilët janë më të ekspozuarit nga virozat stinore apo ndryshimi i menjëhershëm i temperaturave.

Mjekët pediatër apelojnë që të bëhet kujdes me fëmijët, veçanërisht në veshjen e tyre me rroba të lehta si dhe konsumimin e ushqimit të shëndetshëm.