Aktualitet Motori përplaset me automjetin, ndërron jetë një 22-vjeçar në Vlorë

Motori përplaset me automjetin, ndërron jetë një 22-vjeçar në Vlorë

Një 22-vjeçar humbi tragjikisht jetën këtë të diel në Vlorë, si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit.

Një motor tip “Yamaha” me drejtues 22-vjeçarin F.K është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Siç shihet edhe në pamje, makina përfundoi jashtë rruge, ndërsa motori i shkatërruar thuajse plotësisht.

Për pasojë humbi jetën shoferi i motorit.

“Më datë 19.01.2025, rreth orës 14:47, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, një motomjet tip “Yamaha”, është përplasur me një automjet tip “Peugeot”, me drejtues shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit si dhe për identifikimin e drejtuesit të motomjetit që ndërroi jetë.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me aksidentin e ndodhur sot, në afërsi të urës së fshatit Lapardha, Vlorë, ju bëjmë me dije se është bërë i mundur identifikimi i drejtuesit të motomjetit që humbi jetën në vendngjarje, i cili rezulton të jetë shtetasi F. K., 22 vjeç”, tha policia e Vlorës në një njoftim për mediat.