Aktualitet Motori përplaset me furgonin, ndërron jetë 52-vjeçari në Golem

Motori përplaset me furgonin, ndërron jetë 52-vjeçari në Golem

Foto ilustruese

Një person ka mbetur i vdekur pas një aksidenti rrugor. Mësohet se 52-vjeçari A.Gj. ishte në drejtimin e një motori dhe me të udhëtonte edhe një grua.

Ai u përplas me një furgon dhe për pasojë ka humbur jetën. Ndërkohë pasagjerja në motor është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja ka ndodhur në Golem rreth orës 15:30. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.