Sport Mourinho përgatit 110 milionë euro për yllin e Interit

Mourinho përgatit 110 milionë euro për yllin e Interit

28
0
Shpërndaje

Sipas gazetës “Olé”, Mourinho dëshiron të përforcojë forcën e tij sulmuese dhe Manchester United dëshiron të nënshkruajë me yllin e Interit, Mauro Icardi, për këtë arsye.

25-vjeçari dhe kapiteni i zikaltërve shënoi 29 gola në 34 ndeshje të Seria A, sezonin e kaluar.

Manchester United do të duhet të paguajë klauzolën e lirimit të sulmuesit, e parashikuar në kontratë, prej 110 milionë eurosh, për ta marrë në “Old Trafford” sulmuesin “albiceleste”.

Icardi u kthye në ekipin kombëtar argjentinas nga trajneri i përkohshëm, Scaloni, ndërkohë që Sampaoli vendosi të mos e thërrasë atë për Kupën e Botës në Rusi, duke marrë lojtarë si Agüero dhe Higuaín.

Icardi është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe do ta përmirësonte shumë sulmin e José Mourinhos. Lukaku është “9” tjetër nën urdhrat e trajnerit portugez.

Komento

Shkruani komentin tuaj
Ju lutem fusni Emër-in