Sport Mourinho, vullnetar në betejën ndaj koronavirusit

Mourinho, vullnetar në betejën ndaj koronavirusit

Me futbollin që është ndalur prej emergjencës koronavirus, Jose Mourinho përfshihet në betejën kundër pandemisë. Përpara një muaji, trajneri i Tottenham u angazhua për të ndihmuar të moshuarit në Londër, duke shpërndarë ushqime dhe ilaçe, për ata që prej virusit të ri, u detyruan të mbylleshin në shtëpi.

Tashmë trajneri portugez do të ndihmojë qendrën e shpërndarjes së ushqimeve në stadiumin e Spurs.

Tottenham njoftoi se prej javës së ardhshme, Mourinho do të kontribuojë me ushqime për personelin shëndetësor që punon në impiant, i cili do të jetë baza e Aleancës së Ushqimit në kryeqytetin anglez.

“Do të mundohem të jap kontributin tim”, shpjegoi tekniku në videomesazhin e publikuar nga klubi. “Do të dërgoj për stafin fruta të freskëta dhe gjithçka që do të nevojitet. Falënderoj sërish mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë: jeni heronj të vërtetë”.