Extra Mulliri me erë i Tepelenës dhe mullinjtë e tjerë të ujit të...

Mulliri me erë i Tepelenës dhe mullinjtë e tjerë të ujit të kësaj zone

Tepelenë: Mulliri i Ali Pashë Tepelenës, mori këtë emër, pasi rikonstruksioni i saj, u bë në kohën e pashallëkut të tij

Si në çdo trevë shqiptare, në atë të gadishullit tonë, por edhe në botë, edhe në rrethin e Tepelenës ka patur shumë mullinj për bluarjen e dhrithrave, të cilat datojnë në periudha të ndryshme të civilizimeve shoqërore.

Arkeologët dhe studiuesit, kanë gjetur një rrotë uji, që daton 4000 p.e.s, ku do jetë përdorur për vaditjet e të mbjellave, bluarjen e drithëra dhe punime zejtare. Por në vitin 14 të erës tonë, është Vitruvius, një inxhinier romak që risolli me shpikjen e tij, rrotën e ujit, ku edhe në këtë perandori, u përdorë për ujitjen, bluarjen e drithërave dhe për industrinë e asaj kohe, ku mendohet se nga shfrytëzimi i rrotës, është siguruar energjia e parë mekanike e cila ka evoluar me kohën dhe është edhe zanafilla e energjive të tjera, të cilat kanë bërë të mundur, të mbërrijmë ku jemi edhe sot.

Nëse marrin emrin e inxhinierit romak, Vitruvius, ka kuptim vetëm në shqip, Po ta ndajmë Vit-ru-vius, jep kuptimet: “Vit-ri-vien-udhës”, “Vit-ri-vijus” ose “Të rrosh si vitet vijues” ku sot ne e përdorim urimi “Për shumë vjet”, apo kuptime të tjera nëse marrin kohë për ta studiuar. Dihet që emrat ilir, kanë qenë një fjali, që përgjatë shqiptimit kohë pas kohe, kanë pësuar një ndryshim dhe janë marr si një fjalë e vetme. Ky emër mund të jetë të ndonjë iliri, pasi Perandoria Romake ka patur shumë të tillë, që nga perandorë, gladiatorë, strategë, cicëronë, ushtarë, …etj; ose të ndonjë vendi tjetër që ka dash t’i pagëzojë fëmijët me emrat ilir, të cilët në atë kohë duhet të kenë qenë shumë të dëgjuar dhe të admiruar, për famën e tyre si shumë luftëtar. Pra, nuk përjashtohet mundësia që edhe ky inxhinier të jetë me origjinë ilire dhe të jetë i ndikuar nga mullinjtë e Gadishullit Ilirik, që e kanë çuar atë, për të realizuar këtë shpikje.

Ilirët njihen si zbuluesit dhe kultivuesit e parë të grurit dhe veglave të punës, të dhëna këto që të çojnë të mendojmë se padyshim, do jenë edhe ata që kanë kontributin e tyre në shpikjen e rrotës, shfrytëzimin dhe evoluimin e saj. Shprehem kështu, pasi ilirët e kanë bluajtur grurin me mulli dore, ku rrota e këtij lloj mulliri, është bërë shkas për evoluimin e rrotës për tek ato të mullinjve me ujë dhe erë. Edhe në trevat e Tepelenës, në shumë familje, ruhen ende rrotat e mullinjve të dorës.

Duke kërkuar, ndesha se mullinjtë e parë të erës, janë shfaqur në Europë, në vitin 1185-ë, në Anglinë e veriut. Por po t’i referohemi “Enciklopedisë së Tepelenës”, akademiku, Noruz Xh. Shehu, shkruan se në Selckën e Sipërme: “Në vendin e quajtur Lirishte, ka mure të vjetër të padatuar, një mulli me erë, dy furra pjekjeje qeramike në vendin e quajtur “Fura e Kuqe”.” Derisa muret janë shumë të vjetër dhe të pa identifikuar për kohën që i përkasin, të lë të kuptosh se janë shumë më të vjetër seç mund të mendohet. Pra i bie, që Ilirët ta kenë patur në përdorim më parë se të tjerët edhe pse Perandoria Romake apo më vonë, nga vendet perëndimore të Europës e kanë arkivuar, janë shquar dhe shquhen më shumë në mbajtjen e të dhënave të tilla, pasi të parët tanë kishin kohë që kishin hequr dorë nga arkivat në letër, si rrjedhojë e apokalipseve dhe jo pa qëllim, kanë ruajtur në gurë të dhëna më të rëndësishme, ku kjo e rrotës nuk mund të jetë parë ende me syrin kësaj të fundit.

Nivicë: Dy mullinj të vjetër, tek vendi me toponimin “Guva”, që i përkasin periudhës, para erës sonë.

Ashtu si në çdo trevë shqiptare, edhe në atë të Tepelenës, mullinjtë e ujit kanë gjetur një përdorim të madh. Vështirë se gjen të dhëna nëpër arkiva, për temën në fjalë, aq më shumë për trevën tonë, por falë ndihmës së bashkëpatriotëve, ku me anë të komenteve të tyre, herë telegrafike dhe herë të fragmentuara, me pak vështirësi, munda që të plotësojë këtë mozaik të dhënash.

Kashisht: Një nga mullinjtë, ka qenë në fshatin Kashisht, tek vendi me toponimin “Bregu i madh”, në “Përroin e madh”, që ndan Kashishtin nga Bylyshi. Këtë mulli e ka patur Rexho Idriz Sinani. Me ndërrimin e sistemit, mulliri u prish. Rexhua ka qenë nga Lagja Hamataj dhe mbas çlirimit të vendit, punoi dhe banoi në Memaliaj, së bashku me familjen e tij, por të tjerë e punonin mullirin e tij, derisa u hoq prona private. Në mullirin e këtij fshati, mullixhi ka punuar edhe Fejzo Litaj.

Luzat: Në “Ujë të ftohtë”, të Luzatit, ka patur një mulli me pronar, Rushit Kopelli.

Kamçisht: Në këtë fshat ka qenë mulliri i Temes, por mbiemrin nuk mundëm t’ia mësonim.

Veliqot: Mulliri i Lefter Bletës, me vendndodhje, tek shkëmbi nën Veliqot.

Nivicë: Në Nivicë të Kurveleshit, mullixhi ka punuar, Haxhi Liza. Ky mulli ka qenë në Lagjen Lume, ku rrjedhën e ujit e merrte nga Burimet e Lufës. I biri i tij, ka punuar deri vonë mullixhi në këtë mulli. Një mulli tjetër, në Nivicë, ka qenë në Meshanik. Mullixhinj të tjerë që kanë punuar, janë si, Myfit Qemali dhe Budo Sejdiu.

Më poshtë po sjellim komentin e tepelenasit, Agim Rusto, i cili shprehet: “Nivica është fshati i të shtatave. Për kuriozitet, aty ka pasur shtatë mullinj, shtatë mëhalla, shtatë kisha dhe shtatë dyqane. Janë ndër mullinjtë më të vjetër, ndofta para erës sonë. Dy mullinjve në Guvë të Nivicës, i gjen edhe sot rrënojat e tyre. Nëse bëni një xhiro deri te guva e mbi ujëvarën e guvës, tek “Pellgu i zi”, do gjeni mullinjtë e guvës ku gjysëm harqet e derdhjes së ujit, janë edhe sot.”

Dhëmblan: Në këtë fshat, mullinj kanë patur dhe kanë punuar, Myseret Aga, Muhamet Liçi dhe mulliri i Hadër Imeri, të cilin e ka patur qysh nga viti 1928, me vendndodhje në Koçavra.

Kamçisht: Në këtë fshat ka qenë “Mulliri i Teme Barjamit”.

Dhëmblan: Në këtë fshat, mullinj kanë patur dhe kanë punuar, Myseret Aga, Muhamet Liçi dhe mulliri i Hadër Imerit, të cilin e ka patur qysh nga viti 1928, me vendndodhje në Koçavra.

Veli Varfi: “Besoj se mullinjtë me ujë, më të shumtë janë ndërtuar në Gurrën e Dhemblanit. Ato kanë qenë: “Mulliri i Skënde” që ndodhej poshtë urës së Sinane, ku vitet e fundit punoi si mullis, Xhemil Koçiu. “Mulliri i Vrakos”, ku punoi si mullis, Hate Zenel Agaj. “Mulliri i Alimes” me pronar Hadër Imeri, ka qenë me ndresil. Mulliri në Breg të Zhupanasit, me pronar, Muhamet Zanon dhe Shyqo Kaçin. Mulliri në Humele, i Liko Hasim Laskaj. Mulliri nën Yslyga i Rrap Meçes e më pas i Muharrem Rroko Hanës. Tek këta mullinj, vinin e bluanin drithrat banorët e fshatrave të Lopsit, Salaris, Sevasterit të Vlorës dhe gjatë verës, bluanin edhe ata të Qesaratit, Toçit dhe Krahësit.”

Fshati Memaliaj: Mulliri i këtij fshati, ka qenë në mes të rrugës, Memaliaj-Kordhaj, tek vendi “Bregu i kripës”, tek magazinat e kooperativës. Ky mulli u ndërtua nga kooperativa dhe ishte me energji elektrike dhe mullixhinj kanë punuar, Sejat Koka dhe Novruz Beqiri.

Progonat: Tek baxhua, ndodhet mulliri i vjetër, i Nehat Zhupës, i cili punoi edhe më vonë, pasi u bë i kooperativës. Në vitet 1988-89, punoi si mullixhi edhe Habib Çela. Aty afër, është edhe mulliri tjetër i familjes, Mirte që ndodhet në Peshtue, më poshtë pellgut shtatë metrosh, siç quhet nga vendasit. Mullixhi ka punuar edhe një vendas me emrin, Dane.

Lekdush: Janë dy mullinj. Një në vendin me toponimin, “Gurr” dhe një në “Dersila”, tek Bilushe, e cila ka qenë e ndërtuar që në kohën e Skënderbeut.

Selckë e Madhe: Në këtë fshat, ka patur shumë mullinj. Tepelenasi, Refit Iljazi shprehet: Mullinjtë në këtë fshat, më parë kanë qenë të Baba Hasanit nga Memaliaj. Më pas ka punuar, Reshat Shehu dhe me prishjen e sistemit, kam punuar edhe unë, Refit Iljazi.

Agim Xhelili: “Në fshatin Selckë e Madhe, ka pasur disa mullinj, ku edhe sot ka mbetur emërtimi “Mullinjtë e Shumtë”, që bluanin me ujin e burimit të Gigovës (rreth 60 litra uje/sek, rreth 3 km larg). Deri në vitet 1960, dalloheshin rrënojat e disa mullinjve. Në punë ishin vetëm dy. Thuhej se ishin në pronësi të Teqesë së Memaliajt, derisa u shpronësuan. Mulli ka pasur, po aty, edhe Arif Haxhiu e Avni Shehu nga Selcka e Madhe. Aty bluanin drithin fshatrat, Selckë e Madhe, Selckë e Vogël, Shalës, Golemaj, Buz, Komar, Llokovë, Bardhaj, por edhe disa fshatra të Përmetit, si: Balli, Psari, Mazhaj, Bubësi; fshatra të Beratit, si Dodoveci, Liqedhi, Panariti, Corrogjafi, …etj. Aty vinin edhe nga fshatrat e Mallakastrës, si: Çorrushi, Kuta, …etj. Si mullistë kanë punuar: Nga viti 1945-ë, ka qenë Hysen Mullai nga Bubësi e më pas, Riza Brahimi nga Selcka e Vogël. Më vonë, punoi Zeqo Durmishi nga Selcka e Madhe dhe Reshat Shehu, po nga Selcka e Madhe, Ali Ruçi e Refit Iljazi nga Selcka e Vogël dhe Hajdër Jahaj e Qemal Shehu nga Selcka e Madhe, i cili e privatizoi pas shpërbërjes së kooperativës në vitet 1990. Mjeshtër për mirëmbajtjen e mokrave të mullirit (në kohën e kooperativës), ka qenë, Novruz Iliazi nga Selcka e Vogël. Para ndërtimit të mullinjve me ujë. Pleqtë tregonin se, në Selckë kishte mulli me erë, por nuk ka asnjë të dhënë të dokumentuar apo gjurmë të tyre.”

Luftinjë: Për mullirin e këtij fshati, Ervehe Malka, shprehet: “Dikur, në kohë të largët, ka qenë një mulli, në anë të lumit të Luftinjës Nr.2. Ndodhej në fushën, ku sot shtrihet fshati Izvor. Ky mulli ishte i gjyshit tim, Xhezo Sadush Malka.” Me këtë rast dua të përmend, se tepelenasi Xhezo Malka, është edhe stërgjyshi im, nga ana nënës time, Zengjine Malka (Ismailati).

Çerrilë: Tek peshorja e vjetër, afër Fabrikës së Tullave, ka qenë një mulli dhe quhej Mulliri i Beut, ku mullis ka punuar, Haziz Lalaj nga Çerrila. Mulliri ndodhej në tokat e beut të Vasjarit, kur merr rrugën për në Miricë dhe del për në pyllin e Karaules, pylli që nuk figuron në asnjë hartë të botës edhe pse sipas hulumtimeve të mia, më udhëhoqën të kuptoja se është një ndër toponimet që i kalon 5000 vjet. Padyshim që ky toponim, është një nga të dhënat shumë të rëndësishme, që më ka ndihmuar për të përputhur pjesën tjetër të hulumtimeve, për të shkruajtur studimin “Memaliaj, kërthiza e tokës.” Rrotulloheni nga të dëshironi kompastin, por që të dhurojë këtë kuptim, duhet mbështetur mbi këtë vend. Besoj se muajt e ardhëm, do e publikoj. Ky është mendimi im, të tjerë edhe mund ta kundështojnë.

Kalivaç: Në këtë fshat, mulliri ndodhej 50 m larg mensës dhe kopështit, ku si mullis ka punuar, Nure Hadëri, por edhe Myfti Xhafer nga Nivica.

Lopës: Nga komenti i Bilbil Liçaj, mësojmë se: “Në këtë trevë ka patur tre mullinj, që shfrytëzonin ujin e Gurrës. Në këtë mulli ku bluante e gjithë krahina, vinin edhe mga krahinat përrreth si, Shkoza, Kalivaçi, …etj.. Si mullis tek mulliri i Vrakos, ka punuar, Hate Zenel Agaj nga Dhemblani, të cilën e ka patur edhe pronësi të tij. Ndërsa tek mulliri mbi xhade në Sinanaj, ka patur pronar, Xhemil Koçiun.

Peshtan: Në mullirin e këtij fshati, ka punuar Pole Kumen. Ka patur edhe një tjetër mulli në vite më parë, por ujin e merrte me një vijë uji, që shkonte 1.2 km dhe që bënte të mundur, ardhjen e ujit nga Zagoria.

Sofokli Laçi: “Mulliri i fshatit Peshtanit, është ndërtuar që nga koha e Ali Pashës, pasi ai ndihmoi në ndërtimin e kanalit, që sillte ujin nga lumi i Zagoris, ku edhe sot e kësaj dite, kjo vijë quhet, vija e mullirit.”

Dragot: Një nga mullinjtë, ka qenë tek ish-reparti i zbulimit dhe mullixhi ka punuar, Haki Hita, ndërsa në fshat ka punuar, Malo Haska.

Ndërsa nga komenti i tepelenases, Nazo Halili, mësojmë të shprehet se: “Mullis kanë punuar, Abaz Lazja në Dragot, pastaj Haki Hita e Malo Haska, të cilët kanë punuar tek mulliri ku ka qenë “Reparti i zbulimit”. Aty ka punuar edhe një me mbiemrin Ceka nga Peshtani, të cilin e arerstuan rreth viteve 1980. Më duket se quhej Thimjo, pasi nuk e mbaj mend mirë. Ndoshta ndonjë nga Peshtani mund t’ju ndihmoj për personin. Kemi qenë të vegjël dhe nuk i mbajmë mend emrat. Mund të ketë qenë kafshari i Peshtanit, që çonte misrin dhe u arrestua.”

Një tjetër detaj vjen nga komenti i Dr. Çerçiz Myftarit, i cili shprehet: “Në fshatin Dragot, mullis ka punuar, Sulo Rexhep Alia.”

Bashkim Shehu: “Në Dragot nga Kalaja e Tahirajve, e deri te lumi kanë qenë tre mullinj. Rrënojat e njërit prej tyre, por shumë të vjetër, ekzistojnë edhe sot. Ndodhen pranë lumit te Manastiri, përballë Dragotit. Mbas vitit 1960, mullis kanë punuar: Ramo Hitaj, Qano Beqa, Hysen Shehu, Abas Lazaj, Haku Hitaj dhe Malo Haskaj. Ndërsa Thimjo Ceka, ka qenë kafshar, i cili transportonte bereqetin në mulli.”

Damës: Mulliri tek Përroi i Madh, ka patur pronar, Reiz Shehun dhe si mullis ka punuar, Pushe Divindari.

Tepelenë: Tek spitali i vjetër i Tepelenës, ka qenë mulliri i Lilajve, ku si mullis ka punuar Lilo Koka, ndërsa mulliri tjetër mbi 230 vjeçar, që njihet si Mulliri i Ali Pashës, pasi është rikonstrukturuar me urdhërin e tij, është ende në gjendje pune, tek Ura e Bençës. Pas çlirimit të vendit, kaloi pronë e shtetërore dhe si mullis kanë punuar: Ali Ruka, Hysni Brahim Ruka, Muço Ruka, Dino Ruka, Stefan Stefani, Mustafa Lulua, Braho Smaili, …etj. Mulliri vazhdon ende të bluaj dhe në gjendje shumë të mirë. Është një godinë e gurtë trekatëshe, që u privatizua pas ndërimit të sistemeve nga Lefter Bleta dhe sot vazhdon traditën djali i tij, Ermal Bleta. Në katin e parë është vendosur turbina dhe dërstila; në të dytin ku bluhen drithërat dhe në të tretin, shërben për banesë.Në kohën e sistemit të kaluar, kanë punuar për ta mirëmbajtur mekanik dhe mjeshtëra të punimit të drurit si, Hysni Brahimi, Baki Shehu, Kamber Cabaj, …etj.

Tepelenë: Mulliri i Ali Pashë Tepelenës, mori këtë emër, pasi rikonstruksioni i saj, u bë në kohën e pashallëkut të tij

Sofokli Laçi: Duket si paradoksale që këta mullinj pranë Tepelenës, janë ndërtuar fare pranë njeri-tjetrit, por fakti qëndron ndryshe, pasi ata janë ndërtuar në anët e ndryshme të lumit. Në stinën e vjeshtës, dimrit dhe pranverës edhe pse lumi i Bënçës bëhej i pakalueshëm, të dy mullinjtë punonin me ujin e këtij lumi dhe u shërbenin zonave në të krahët e brigjeve të saj, si fshtrat Veliqot dhe Dukaj dhe krahun tjetër, qyteti i Tepelenës, Luzati, Dragoti, … etj. Ura e Bënçës që i afron të dy këta mullinj, është ndërtuar në vitet 1939-40, kurse mullinjtë duhet të jenë qindravjeçarë. “Mulliri i fshatit Peshtanit, është ndërtuar që nga koha e Ali Pashës, pasi ai ndihmoi në ndërtimin e kanalit, që sillte ujin nga lumi i Zagories, ku edhe sot e kësaj dite, kjo vijë quhet, vija e mullirit.”

Hormovë: Mulli në këtë fshat, ka patur, Ramo Guca dhe akoma ekziston si ndërtesë. Si mullis, kanë punuar, Shemo Dina dhe Izet Shehu.

Buzë: Është komenti i Mihalis Vathis, që na jepë të dhëna për këtë trevë. Ai shprehet: “Në Buzë, mbaj mend se mullirin tonë, punonin mullis, Halil Kreci, Xhafer Lupe Aliaj, Nuredin Hoxhaj dhe më vonë punoi edhe Ali Sadikaj.”

Krahës: Në qendër të fshatit, tek ish depot e grumbullimit, ka patur mulli dhe mullixhi ka punuar, Qemal Elmazi.

Izvor: Për këtë trevë, është Vullnet Ruçi, i cili ndihmon me komentin e tij. Ai shprehet: “Në Izvor ka qenë mulliri i Teqes, e cila punonte me ujë dhe ndodhej tek fiku i gjeollogjisë. Në kohën e kooperativës, punonte babai im, Hasan Ruçi. Më vonë u bë mulliri i fshatit Rabie. Mulliri ishte në pronësi të kooperativës.”

Badërr: Është komenti i Jonuz Kasëmit, që përcjell të dhënat për këtë trevë. Ai shprehet: “Në fshatin Badërr, ka patur një mulli me ujë dhe ndodhej tek “Përroi i kuq”. Ky mulli ka qenë në pronësi të Veli Sadik Kasëmit, që ka qysh nga koha e luftës. Edhe në kohën që është bërë kolektivizimi, e ka patur përsëri në pronësi, deri në vitin 1968-të, pasi në këtë vit, është hapur mulliri me energji elektrike. Babai im, vazhdoi të punonte mullixhi, deri në vitin 1973-e dhe njëkohësisht ka qenë edhe një nga mjeshtrat e mirëmbajtjes së mullinjeve në të gjithë zonën.’

Zhapokikë: Në Zhapokikën I-ë, mullixhi, ka punuar Hajri Rrapi, ndrësa në Zhapokikën II-të, mullis ka punuar, Sami Ajdini. Kemi edhe emrin e Halim Memishi, i cili ka punuar si mullis, por nuk e dimë se në cilën nga këto dy treva ka punuar.

Maricaj: Në këtë fshat, njihen “Mulliri i Hasan Pashos” dhe “Mulliri i Demo Kamber Hamzaj”.

Xhaxhaj: Në mullirin e këtij fshati, ka punuar si mullis, Femore Abazi. Këtu bluheshin, drithëra të ndryshëm si, gruri dhe misri.

Levan: Ka punuar si mullis për shumë vite, Hekuran Brahimaj dhe më vonë, Mysteak Hysmeti

Koshtan: Në këtë fshat, ka patur një mulli dhe nuk kemi ende ndonjë të dhënë për emrin e atij që e ka patur në pronësi dhe cili e ka punuar.

Toç: Kanë qenë dy mullinj në këtë fshat dhe quheshin “Mulliri i Malos” dhe “Mulliri i Çelaj”t. Në një nga komentet e tjera, shkruhej: “Mulliri i Malos” që punonte me ujin e përroit të Xhaxhos, që rridhte nga Xhaxhaj dhe “Mulliri i Çelos”, që furnizohej nga uji i përroit të Verbos, që vjen nga Krahësi. Në një nga këta mullijn, ka punuar Veliko Hoxha.

Iliras: Ka patur një mulli dhe quhej “Mulliri i Beut”, beut të Vasjarit. Me ndërrimin e sistemeve, si mullis ka punuar, Xhelal Kalo Serjani.

Salari: Ka patur mulli dhe ka punuar si mullis, një me emrin Braçe.

Qeserat: Në këtë fshat, mulliri ishte me energji elektrike dhe mullis ka qenë, Sini Salaj.

Shalës: Ka patur një mulli dhe quhej “Mulliri i Reis Skëndaj”.

Bençë: Mulliri në këtë fshat, ka patur Suli Spaha dhe më pas e trashëgoi i biri i tij, Kaso Spaha. Edhe ky i fundit ia trashëgoi djalit të tij.

Rabie: Ka patur një mulli të ndërtuar nga kooperativa dhe mullixhi ka qenë Qazim Caushi.

Arrëz e Madhe: Në këtë fshat kanë qenë tre mullinj, si “Mulliri Idrizit”, “Mulliri i Dervish Haxhi Shehut” dhe “Mulliri Alisharajve”. Si mullis kanë punuar Idriz Cifi, Fidarie Zaimi, …etj.

Gllavë e Madhe: Është “Mulliri i Veselit”. Më vonë u shtetëzua dhe u bë pronë e kooperativës ku ka punuar si millis, Veli Ajdini.

Gllavën e Vogël: Ka patur dy mullinj. Një është “Mulliri i Abas Kasos” dhe tjetri, “Mulliri i Shefit Duraj”. Si mullis, ka punuar Lilo Hajdër Cakaj..

Koshtan: Në këtë fshat, ka patur një mulli dhe njihej si “Muliri i Kalos”.

Mezhgoran: Në mullirin e këtij fshati, si mullis ka punuar, Neki Dinaj

Turan: Nga një komentues, mësojmë se në këtë fshat, ka patur dy mullinj, “Mulliri i Teqes” dhe “Mulliri i Liles”, por nuk jam i sigurt, pasi një tjetër komentues shprehet se në fshat ka patur një mulli, ku sot gjenden vetëm disa gurë nga rrënojat e saj.

Elidjon Shehu: “Kam dëgjuar nga prindërit e mi, se në vitet 1960-70, në Arrëz të Madhe, Maricaj dhe Vasjar, si mullis ka punuar gjyshi im, Hasan Shehu.”

Lekël: Në mullirin e këtij fshati, që ndodhej poshtë centralit elektril, tek vendi me toponimin, “Gurra”, si mullis kanë punur, Kiço Puleri dhe Paskal Gjokthomi

Dukaj: Ka patur një mulli dhe ky njihej nga banorët e zonës me emrin, “Mulliri i Jaho Sinanit.

Baftjar Muça: “Mulliri i Teqes” në Turan, “Mulliri i Jaho Sinanit” në Dukaj, “Mulliri i Xhemil Koçiut” në Sinanaj, “Mulliri i Vraket” në Dhëmblan, “Mulliri i Teqes së Memaliajt” në fushë të Dukajt, ..etj, që nuk më kujtohen për momentin.”

Agron Hoxha: “Tek mulliri që ndodhet te Ura e Bençës, unë kam bluar në kohën kur kanë punuar si mullixhinj, Stefan Stefani me origjinë nga Beçishti, i cili ka qenë mullixhi edhe në Turan. Braho Smaili nga Turani dhe Muço Lulua po nga Turani.

Tek vendi që njihet me toponimin “Agjenia e Luftinjës”, ka patur një mulli, ku ka punuar si mullis, Fjezi Beta.

Edmond Ismailati

Janar 2022