Bota “Mund të ngelemi jashtë Europës”, Berisha: Gangsterët e Ballkanit krijuan “Minishengenin”

“Mund të ngelemi jashtë Europës”, Berisha: Gangsterët e Ballkanit krijuan “Minishengenin”

Nga Korça, ish kryeministri Sali Berisha sulmoi edhe njëherë Edi Ramën për çështjen e integrimit europian.

Sipas tij, Shqipëria në Lubjanë u kthye nga një vend kandidat nga një vend partner pasi Vuçiç dhe Rama devijuan nga “Procesi i Berlinit” dhe krijuan idenë e Minishengenit.

“Gangsterët e Ballkanit krijuan Minishengenin, kur ishte Procesi i Berlinit. Minishengenin e krijoi Vuçiç pasi dyert e Europës për të janë të mbyllura. Vuçiç është një president doktrinar i gjenocidit. Ai e di këtë dhe rri dhe përpiqet të marrë rol lideri në Ballkan dhe gjen dy vasalë Ramën dhe Zaev. Krijojnë një nismë që i kundërvihet “Procesit të Berlinit”. Merkel erdhi këtu dhe i tha që nuk e zëvendëson asgjë “Procesin e Berlinit”. Në Lubjanë na kaluan nga kandidatë në partner. Nëse nuk ndërgjegjësohemi për këtë gjë mund të ngelemi jashtë Europës”, u shpreh Sali Berisha.