Shëndet Mungesa e vitaminës D dhe Covid-19: Çfarë është e vërtetë?

Mungesa e vitaminës D dhe Covid-19: Çfarë është e vërtetë?

shumë studime që kohët e fundit kanë hetuar rolin e vitaminës D në parandalimin dhe trajtimin e simptomave të pacientëve me infeksion SARS-CoV-2.

Në veçanti, një studim i botuar në revistën ”Life Science” me titull “Mushkëritë si shënjestër e infeksionit COVID-19: Mekanizmat mbrojtës të përbashkët molekularë të vitaminës D dhe melatoninës si një trajtim i ri potencial sinergjik” theksoi potencialin terapeutik të veprimit sinergjik të vitaminës D dhe të melatoninës tek pacientët me koronavirus.

Sipas këtij studimi, si vitamina D, ashtu edhe melatonina, falë vetive anti-inflamatore, anti-fibrotike dhe antioksiduese që i dallojnë, kryejnë një veprim rregullator kundër sistemit renin-angiotensin-aldosteron, duke ndikuar pozitivisht në ”stuhinë” e citokinës, shkak i inflamacionit dhe fibrozës së indeve në mushkëri, dhe në përgjithësi në sistemin imunitar.

Rezultati i kësaj analize përqendrohet në atë se si mungesa e këtyre substancave tek pacientët mund të ndikojë në gjendjet e inflamacionit akut të shkaktuar nga Covid-19, duke shkaktuar simptoma më të rënda sesa ato të regjistruara në pacientët me nivele më të larta të gjakut të vitaminës D dhe melatoninës.

Veprimi i dobishëm i vitaminës D ka qenë objekt i hulumtimit prej vitesh për aftësinë e saj për të moduluar dhe ndikuar në mekanizmat fiziologjikë të trupit në nivele të ndryshme, nga mbajtja e kockave dhe dhëmbëve të shëndetshëm, te funksionimi i duhur i muskujve dhe sistemit imunitar.

Jo më pak interesante është korrelacioni midis mungesës së vitaminës D me çrregullimet e gjumit, një gjendje që ka përjetuar një rritje të vërtetë në popullatë gjatë periudhës së bllokimit mars-maj 2020, me një rritje në blerjen e qetësuesve të gjumit me + 26%, krahasuar me prillin 2019.

Mos të harrojmë, pra, se bllokimi filloi në fund të periudhës së dimrit, në të cilën nivelet e vitaminës D janë tashmë shumë të ulëta për shkak të ekspozimit të ulët ndaj rrezeve të diellit në muajt më të ftohtë të vitit, duke kompromentuar “rimbushjen” e vlerave të vitaminës D në sezonin e pranverës kur zakonisht zhvillohen më shumë aktivitete në natyrë duke u ekspozuar ndaj rrezeve të diellit dhe duke vendosur kështu një pjesë të madhe të popullsisë në një gjendje hipovitaminoze.