Aktualitet “Murataj bëri veprim vetëvrasës”, gazetari zbulon detaje të reja rreth grabitjes në...

“Murataj bëri veprim vetëvrasës”, gazetari zbulon detaje të reja rreth grabitjes në Rinas

Redaktori i lajmeve në RTV Ora Trazhgim Sokolaj i ftuar në emisionin “Arena” ka zbuluar të tjera detaje për grabitjen e 10 milionë eurove në Rinas, pasditen e djeshme.

Sokolaj tha ende nuk ka një reagim zyrtar se sa para janë marrë, por fakt është që janë marrë 7 thasë nga  15 që ishin në total.

Pjesë nga biseda: 

Sokolaj: Protokolli që aplikon kompania e sigurisë është që në pistë nuk ka persona të armatosur, me përjashtim të rasteve kur jepet alarmi. Rinasi konsiderohet si një pikë kufitare. Në lidhje me shumën këto ditë ka pasur aludime, por ende nuk ka një reagim zyrtar. Edhe kur ndodhnin grabitje në banka ata e bënin një deklaratë. Paratë janë të siguruara, por shuma nuk është bërë e ditur. Kanë qenë tre furgona që janë nisur drejt Rinasit në 13:20. Punonjësit e policisë, kanë qëndruar në hyrje dhe në pistë kanë hyrë tre furgonat, me shoferë dhe nga një përfaqësues. Bëhet fjalë për 15 thasë dhe autorët kanë mundur të marrin 7. Kur autorët kanë hyrë në pistë dhe kanë shkuar tek avioni ka qenë procesi kur punonjësit ishin duke futur lekët në barkun e avionit. Deri tani janë 3 automjete të sekuestruara. Në dy automjete janë gjetur prova. Dhe ka pasur disa zhvillime që të cojnë drejt identifikimit të autorëve.

Dëshmitarët flasin edhe për të paktën 2 automjete të tjera. Janë përdorur disa furgona me targa të vjedhura dhe disa pa targa.

Hila: Ka zbardhur kundër policisë karikatorë dhe i ka thënë pjesës tjetër të ikin. Kjo i ka dhënë kohë bashkëpunëtorëve. E kanë qëlluar bashkëpunëtorët apo snajperët.

Sokolaj: FNSH nuk ka snajper vetëm RENEA ka snajper. Në informacionin tim nuk ka ndodhur kjo. Thasët me para janë shpërndarë në disa makina. Automjeti me të cilin policia ka pasur kontakt pamor është ai tek ura, nga ku ka zbritur Murataj. Më tepër duket si një veprim gati vetëvrasës.