Sport Muriqi te Lazio për 18 mln euro, mbushin arkat edhe Teuta e...

Muriqi te Lazio për 18 mln euro, mbushin arkat edhe Teuta e Besa

Kalimi i Vedat Muriqit nga Fenerbahce te Lazio për 18 milionë euro, me bomberin kosovar që firmosi një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 2 milionë eurosh në sezon, ka gëzuar pamasë jo vetëm futbollistin e përfaqësueses dardane, por edhe dy klube shqiptare.

Nga transferimi i Muriqit te Lazio kanë  mbushur arkat edhe Teuta e Durrësit dhe Besa e Kavajës dy klubet që ndikuan në rrijten si futbollist të 26-vjeçarit i cili përpara se të transferohej në Turqi te Giresunspor në sezonin 2013-2014 u aktivizua fillimisht me Teutës dhe më pas u huazua te Besa.

Duke iu referuar “Panorama Sport”, 270 mijë euro nga 18 milionët që mori Fenerbahce do t’i derdhë në arkat e Teutës, ndërsa 90 mijë euro të tjera do të shkojnë për Besën e Kavajës, shifra të majme këto për buxhetin e dy klubeve shqiptare.