Bota Mutacioni afrikan “mposht” vaksinën Pfizer

Mutacioni afrikan “mposht” vaksinën Pfizer

Mutacioni afrikano-jugor i koronavirusit kapërcen mbrojtjen e krijuar nga vaksina e firmave Pfizer/BioNTech që konsiderohet deri më tani si më efektivja.

Rezultatet paraprake të një studimi në Izrael, publikuar nga agjencia e lajmeve Reuters tregojnë se shumë persona të vaksinuar me Pfizer janë infektuar sërish nga Covid-19.

Analizat treguan praninë e mutacionit afrikan tek 400 persona që rezultuan të infektuar me koronavirus, mbi 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të kësaj vaksine.

Ekspertët izraelitë të shëndetit thonë megjithatë se nevojiten analiza dhe hulumtime më të thelluara për të dalë në një konkluzion zyrtar, pasi mutacioni afrikano-jugor nuk është shumë i përhapur në këtë vend dhe nuk përbën më shumë se 1% të rasteve të infektimeve të reja.

Në Izrael dominon varianti britanik që është arritur të vihet nën kontroll falë injektimit masiv të vaksinës Pfizer/BioNTech.

Rezultatet paraprake të një tjetër studimi të disa ditëve më parë të Universitetit Katolik Papnor në Kili treguan se vaksina kineze Sinovak është efektive ndaj të gjitha mutacioneve përfshirë atë brazilian, që është i ngjashëm me afrikano-jugorin.