Kulturë Muzeu në Itali i jep hua Greqisë një fragment të skulpturave të...

Muzeu në Itali i jep hua Greqisë një fragment të skulpturave të Partenonit

Një muze në Itali i ka dhënë hua Greqisë një fragment të Skulpturave të Partenonit, një veprim ky që palët shpresojnë se do të inkurajojë edhe shtete të tjera të kthejnë veprat arkeologjike në vendin përkatës.

Muzeu arkeologjik i Siçilisë deklaroi se kishte nënshkruar një marrëveshje me Muzeun e Akropolit, në Athinë, për dhënien hua të copëzave të bardha të mermerit, në këmbim të një statuje dhe një vazoje.

Kjo është një ngjarje e rëndësishme për ne pasi lidh dy muzetë prestigjiozë të antikitetit në Mesdhe. Muzeun Salinas, që është më i vjetri në Sicili dhe Muzeun e Akropolit të Athinës, që nuk ka nevojë për prezantim pasi është ndër më të famshmit në botë”, tha Caterina Greco.

Por qëllimi i veprimit, sipas drejtuesve të muzeut siçilian, është “kthimi i pacaktuar” i fragmenteve tek muzeu i Athinës, që pretendon se copëza të tilla ndodhen edhe nëpër muze të tjerë të vendeve të ndryshme të Evropës.

“Kjo është pikë së pari një shkëmbim kulturash në bazë të të cilit ekspozitat ndërkombëtare mund të organizohen, ku muzeu i Siçilisë së bashku me atë të Akropolit do të jenë protagonistë”, u shpreh Alberto Samona.

Copëza është këmba e djathtë e një figure të mbështjellë të Artemisës, perëndesha greke e gjuetisë, që i përket një dekorimi 160 metra të gjatë të skalitur përreth tempullit të Partenonit.