Aktualitet “Na jep euro, ose ta tregojmë vendin”. Policia pezullon punonjësit që shantazhuan...

“Na jep euro, ose ta tregojmë vendin”. Policia pezullon punonjësit që shantazhuan turistin kosovar

Pas denoncimit të publikuar në media se disa punonjës të Policisë së Shtetit kishin ndaluan një familje ku kishin kërkuar para në këmbim të gjobës, ka ardhur edhe reagimi i këtij institucioni.

Policia e Durrësit e cila njofton se “Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës sapo është njohur me rastin ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V. efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne sqarimin e rrethanave”.

Njoftimi i Policisë Durrës:

Në lidhje me një publikim në media online, ku një qytetar nga Kosova ka denoncuar dy punonjës policie me pretendimin se i kanë kërkuar rryshfet, bëjmë me dije se:

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës sapo është njohur me rastin ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të I.Sh. dhe I.V. efektive policie të Qarkullimit Rrugor, deri ne sqarimin e rrethanave.

Nga verifikimet e kryera është konstatuar se në lidhje me rastin e denoncuar, per mjetin ne fjale është vendosur një masë administrative nga patrulla e Policise.

Për veprime të mëtejshme më të hollësishme çështja është dërguar pranë Drejtorisë së Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, për evidentimin dhe marrjen e masave perkatese.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës falenderon çdo qytetar për bashkëpunimin dhe mediat per denoncimin, duke garantuar marrjen e masave konkrete ndaj punonjësve që shkelin ligjin.