Politika “Na mungon Sokoli”, mesazhi i Bashës me djalin e Sokol Olldashit

“Na mungon Sokoli”, mesazhi i Bashës me djalin e Sokol Olldashit

Në 6-vjetorin e ndarjes nga jeta të Sokol Olldashit, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka publikuar një mesazh në Tëttiter bashkë me djalin e tij.

“Sokol Olldashi do të ishte krenar të shikonte se si djali i tij i madh Glauku po ecën në gjurmët e tij. Jam i bindur se Glauku, të rinjtë demokratë dhe rinia shqiptare do ta përmbushin me sukses misionin e Shqipërisë si gjithë Europa. Na mungon Sokoli”, shkruan Basha”, shkruan Basha bashkangjitur fotos.

Olldashi humbi jetën në një aksident të rëndë me makinë në Kërrabë në 20 nëntor 2013. Në korrik të atij viti, pas humbjes së zgjedhjeve elektorale nga Partia Demokratike dhe dorëheqjes së Sali Berishës nga posti i kryetarit të Partisë, ai kandidoi për kryetar partie përballë Lulzim Bashës.