Politika Naço letër ambasadorit amerikan, Llallës dhe Demirajt: Në Berat po blihen vota

Naço letër ambasadorit amerikan, Llallës dhe Demirajt: Në Berat po blihen vota

Kandidati i LSI­së në Berat, Nasip Naço u është drejtuar me një letër të hapur ministrit të Brendshëm, Prokurorit të Përgjithshëm dhe ambasadorit Lu ku shpreh shqetësimet e tij për fushatën në Berat.

Sipas Naços, në Berat po blihen vota dhe Policia e Shtetit nuk po vepron.

Deklarata e plotë

Të nderuar!

Z. Ministrër i Brendshëm,
Z. Prokurori i Përgjithshëm,
Z. Drejtori inPërgjithshëm i Policisë së Shtetit,
Z. Ambasador i SHBA,
Përfaqësues të OSCE/ODIHR
Qytetarëve të qarkut Berat

Krimi si asnjëherë ka dalë në rrugët e Beratit dhe Policia e Shtetit është strukur nëpër zyra dhe po funksionon vetëm policia e “Rilindjes” e cila i është përgjigjur thirrjes së kryeministrit për të zhveshur uniformën e shtetit dhe për të dalë e për të grumbulluar vota sëbashku me botën e krimit. Paguhet për vota që nga Kandidatët e “Rilindjes” tashmë të damkosur ( bashklidhur foto ) me vulën e turpit duke blerë vota. Ndërkohë që organet ligjzbatuese duhet ta kishin mbaruar detyrën e tyre vijon presioni e kërcënimi me armë i anëtarëve dhe simpatizantëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit në Berat të distancohet nga krimi i rrugës, të mos i japi dorën individëve me precedent penal, të mos rri strukur në zyra por të kryejë detyrën dhe përgjegjësitë që i ngarkon ligji, duke mos u gjunjëzuar në përballje me krimin dhe të deklaroje : – “Të hënë në 26 qershor do t’ju tregoj se cfarë do t’iu bëjë”. Citim ky nga goja e shefave të Policisë në komunikim me kriminelët.

Në këto rrethana kur policia e shtetit është strukur në zyra dhe nuk po kryen detyrën e saj jam i detyruar t’iu drejtohem qytetarëve të Beratit ku ju kërkoj të:
Rregjistroni, filmoni dhe denonconi dhunën apo shitjen e votës të “kurbanëve të Rilindjes” për t’ia vënë në dispozicion Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe të gjithë përfaqësive diplomatike të akredituara në vëndin tone!

Qytetarë të Qarkut Berat, antarë dhe simpatizantë të Lëvizjes Socialiste për Integrim ju bëj thirrje që dhunës së ushtruar ndaj jush t’i ktheni përgjigje me votën e lirë të dielën dhe t’i jepni një shans të ardhmes së fëmijëve tuaj.