Bota ”Napalm Girl” merr Çmimin e Paqes

”Napalm Girl” merr Çmimin e Paqes

| Nga American Eye
Shpërndaje

Kim Phuc Phan Thi, gruaja që për gati pesë dekada njihet si “Napalm Girl” nga një fotografi që ka marrë çmimin “Pulitzer” gjatë Luftës së Vietnamit, do të marrë Çmimin e Paqes në Dresden për aktivizmin e saj social.

Fotografia e famshme e bërë nga fotografi i “Associated Press”, Nick Ut tregon fëmijën asohohe Kim Phuc, e cili tani banon në Kanada, në moshën 9-vjeçare të zhveshur në rrugë, pas djegies së rëndë në shpinën e saj nga një sulm me napalm në Vietnamin e Jugut, në vitin 1972.

Çmimi i Paqes së Dresdenit, i dhënë çdo vit që prej vitit 2010 në godinën e famshme të Operës së Semperoperit, përfshin një shpërblim në vlerë monetare prej 10 000 euro (11 300 dollarë), të cilat do të rrjedhin në fondacionin e Kim Phuc si mbështje për shkollat, jetimoret dhe institucionet mjekësore në pjesë të ndryshme të botës.

Kur jam vetëm, e evitoj imazhin, por e di se kjo më lejon të punoj për paqen dhe ky është vizioni im”, theksoi Kim Phuc në lidhje me fotografinë që e ka katapultuar atë në sytë e gjithë botës.