Sport Napoli kërkon Icardi/ 60 mln euro për ‘bllofin’ e Interit

Napoli kërkon Icardi/ 60 mln euro për ‘bllofin’ e Interit

Nga një futbollist për të cilin gjysma e Europës ishte gati të bënte sakrifica ekonomike për ta patur, Mauro Ikardi është kthyer në një lojtar të ndarë në shtëpi, që paguhet shumë por konsiderohet i dëmshëm te Inter.

Skuadra zikaltër e cila më parë kishte refuzuar 120 milionë Euro për bomberin argjentinas, tani po vuan për ta shitur nën koston që mendonte.

Napoli është skuadra e fundit që po përpiqet të hyjë në garë për Mauro Ikardin, me një plan për të rehabilituar sulmuesin nga problemet jashtë fushës, e për ta rifokusuar te golat, diçka që ai di ta bëjë shumë mirë nëse nuk ndikohet nga jashtë.

Trajneri i skuadrës jugore, Karlo Anceloti shihet si një personazh që mund të marrë më të mirën e argjentinasit.
Mediat italiane raportojnë se Napoli ka ofruar 60 milionë Euro, por një problem jo lehtësisht i kalueshëm mbetet paga.

Gjithashtu për tu vlerësuar është ardhja potenciale e kolumbianit Hames Rodrigez që do ta ngrinte në një tjetër nivel, lojën e Napolit.