Sport Napoli mund Milan në “San Siro”, gjashtë skuadra për 3 bileta Champions-i

Napoli mund Milan në “San Siro”, gjashtë skuadra për 3 bileta Champions-i

Milani i ka dhënë përfundimisht fund ëndrrës titull këtë sezon në Serie A, ndërsa tashmë ka vënë seriozisht në diskutim edhe një biletë për Champions sezonin e ardhshëm.

Kuqezinjtë u mundën 0-1 nga Napoli i drejtuar nga Genaro Gattuso, me një gol të shënuar nga Politano me nisjen e pjesës së dytë.

Pjesa parë e takimit u dominua nga Napoli, ndërsa pas shënimit të golit Gattuso vendosi ta tërheq më mbrapa skuadrën. Milani tentoi me të gjitha forcat për të gjetur golin e barazimit, por nuk ia arriti. Në fundin e takimit edhe një karton i kuq për Rebic, të cilin nuk e mbajtën nervat duke i folur më shumë se ç’duhet arbitrit.

Me këtë fitore, Napoli ngjitet në vendin e pestë me 50 pikë, tashmë vetëm 6 më pak se Milani që vazhdon të mbajë vendin e dytë. Gara për 3 biletat e tjera të Champions-it, përveç Interit, bëhet edhe më e fortë, kur në luftë janë 6 ekipe, nga Milani i vendit të dytë, te Lazio e vendit të shtatë, diferenca mes të cilave është vetëm 10 pikë.